Për çka u takua Abdixhiku me Prattipatin? – Flasin nga LDK-ja!
dp

Lexo edheVetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një përgjigje për lajmi.net, ku ai e cilësoi takimin si të rregullt dhe të natyrës së zakonshme.
“Po, një drekë pune, takim i zakonshëm,” u shpreh Mustafa.
Takimi mes Abdixhikut dhe diplomates amerikane vjen vetëm pak ditë pas vizitës në Kosovë të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, nga Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Lexo edheVetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Hanrahan takoi udhëheqësit e partive kryesore politike, me përjashtim të Lumir Abdixhikut, i cili ndodhej jashtë vendit. Në emër të LDK-së, me Hanrahanin u takua deputetja Hykmete Bajrami.
Ndërkohë, në skenën politike të brendshme, Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 47-të të konstituohet, ndërsa seanca e radhës është paralajmëruar të mbahet pas dy ditësh./lajmi.net/