BallinaLajmePër 7 mars në Mitrovicë shfaqet premiera e dramës “Mësuesi”

Për 7 mars në Mitrovicë shfaqet premiera e dramës “Mësuesi”

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Në mbarë trojet shqiptare më 7 Mars shënohet Dita e Mësuesit, andaj për nderë të kësaj feste, edhe në  Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të shfaqet  premiera  e dramës “Mësuesi”.

Nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport,  Fidan Ademi, kanë pritur të premten Mirsad Feratin  dhe Marigona Bekteshi Ferati, përfaqësuesit gjeneral në Kompaninë e Teatrit për të rinj në Kosovë “Mitrix Culture” dhe ekipin  e nxënësve të cilët do të marrin pjesë në këtë shfaqje.

Mysafirët folën për rëndësinë e shfaqjes që në fokus ka mësimdhënien, kontributin e mësimdhënësve nëpër dekada dhe mosrespektim ndaj tyre tani, transmeton Klan Kosova.

“Drama flet për sakrificën dhe kontributin e mësimdhënësve nëpër dekada, ndërsa tani vërehet një mungesë respekti ndaj tyre. Përmes shfaqjes duam që këtyre mësimdhënësve tu japim mirënjohje publike për punën e madhe që kanë bërë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj”, tha ndër të tjera Ferati.

Nënkryetari Mujka dhe drejtori Ademi, mirëpritën shfaqjen e këtij projekti në Mitrovicë dhe thanë se edhe në të ardhmen do të mbështesin projekte të këtilla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz