BallinaLajmePër 6 muaj Serbia thotë se shiti në Kosovë mallra me vlerë...

Për 6 muaj Serbia thotë se shiti në Kosovë mallra me vlerë 95 milionë euro

Të ngjajshme

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Serbia po vazhdon eksportin masiv të mallrave të saja në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç u bë e ditur sot nga Oda Ekonomike e Serbisë, në Kosovë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë eksportuar gjithësej 95.4 milionë euro mallra serbe, transmeton lajmi.net

Vetëm gjatë muajit qershor, eksporti i mallrave serbe në Kosovë ndërkaq kapi vlerën e 23.4 milionë eurosh.

Krahasuar me para dy vjetësh kur nuk ishte taksa 100% e vendosur, Oda Ekonomike në Beograd ka thënë se është arritur të kthehet 58 % e eksportit të mallrave.

Shkaktarë kryesorë sipas akterëve ekonomik në Serbi për uljen e eksportit, është taksa e vënë para dy vitesh nga qeveria Haradinaj, e cila më pas u hoq për t’u vënë reciprociteti, vendim ky që po ashtu u pezullua nga qeveria Hoti.

Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë shteti serb importoi 8.2 milionë euro mallra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz