Për 3 muaj, në Prishtinës mbi 370 raste të vjedhjeve

Vetëm në 3 muajt e fundit, në stacionet policore të Prishtinës janë raportuar mbi 370 raste të vjedhjeve.
Mungesa e kamerave të sigurisë në rrugët e kryeqytetit mbetet shqetësim, por ka raste kur as filmimet e kamerave nuk japin rezultat, sikur në rastin e Blerta Hasanit, kur vjedhësja e saj u identifikua, por shëtit e lirë, raporton KTV.
Në ngjarjen që ndodhi të martën, ajo mbeti pa 140 euro, pa kartela bankare e të gjitha dokumentet e tjera personale. Hasani është vetëm një nga shumë viktimat e vjedhjeve kohëve të fundit.
Të premten mbrëma në Podujevë është raportuar për një vjedhje të rëndë, që jo-zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një vlerë mbi 60 mijë euro.

Lexo edhe10 pamjet më të bukura të vitit 2017 (Foto)
Vjedhje të shumta edhe në nivel vendi janë pjesë e raporteve të përditshme të Policisë.
Për dallim nga numri i madh i vjedhjeve, numri i kamerave të sigurisë që menaxhohen nga komuna në rrugët e kryeqytetit është shumë i vogël – vetëm 8 sosh.
Në Komunën e Prishtinës thonë se me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke biseduar për përpilimin e projektit, vendosjen e kamerave në të gjitha rrugët.














