BallinaLajmePër 10 vite në të njëjtin vend: Këtu i kalon pushimet Kancelarja...

Për 10 vite në të njëjtin vend: Këtu i kalon pushimet Kancelarja Merkel

Të ngjajshme

‘‘Kujdes, shmangni zonat e rrezikshme’’- Ortek bore në Valbonë, pamje

Një ortek bore ka ndodhur sot në pjesë veriore...

Klubi Alpin Prishtina paralajmëron: Ortek në Valbonë!

Klubi Alpin Prishtina, ka paralajmëruar për një ortek në...

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave...

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Korridori 8 dhe gjuha shqipe, pjesë e shqetësimeve në takimin me kongresmenin amerikan

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata...

Nuk ka surpriza as sivjet. Kancelaria gjermane vazhdon të bëjë pushimet te i njëjti vend në Tirolin e Jugut prej mbi një dekade, transmeton Gazeta Metro.

Gjithkush e meriton të pushojë, gjithashtu edhe Angela Merkel (65 vjeç, CDU). Pas ndryshimeve stresuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja me siguri e ka fituar paqen e saj.

Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç), tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Pushime me panoramë malore.

Sulden (italisht: Solda) është një fshat me mbi 400 banorë në malet e Tirolit. Atje, legjenda e alpinizmit Reinhold Messner (74 vjeç) ka krijuar një vend të rehatshëm dhe po rrit një tufë bagëtish. Merkel dhe Messner janë janë miq prej shumë vitesh.

Për Merkelin, ky fshat ndoshta rrezaton diçka idilike- ai e tërheq përsëri e përsëri atë. Kancelarja pëlqen të endet, Solda duket se është perfekte për këtë.

Kur Merkel udhëton për pushime, atëherë vjen edhe helikopteri! Nga Bayreuth (Merkel vizitoi festivalin ‘Richard Wagner’ atje) ajo u nis me mjet të policisë federale dhe zbarkoi të hënën pasdite në aeroportin e Innsbruck. Prej atje ajo udhëtoi me makinë drejt fshatit Solda, njofton agjencia italiane Ansa.

Në Bayreuth nisën të ziejnë thashethemet: Pse Merkel erdhi vetëm? A e la ajo në shtëpi bashkëshortin, Joachim Sauer (profesioni: profesor kimie)?

Përgjigjia: Jo! Ai mbërriti më vonë.

Përveç Kancelarës, një tjetër personazh i famshëm politik është aktualisht në Tirolin e Jugut: presidenti federal Frank-Walter Steinmeier (63 vjeç) po i kalon pushimet e tij në komunën e Rittenit./gazetamemetro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz