BallinaLajmePensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Pensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Të ngjajshme

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë pjesë në...

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Miri zbulon sekretin, ja si u njoftua me bashkëshorten

Armir Shahini – Miri në një bisedë me Rogert...

Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka, është pensionuar nga detyra e tij.

Me këtë rast, në FSK u zhvillua ceremonia e pensionimit të tij, shkruan IndeksOnline.

“Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, rreshtermajori Bedri Zuka u prit nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Gjenerali Jashari i ndau medaljen e karrierës rreshtermajorit Zukës, si vlerësim i veçantë për shërbim të ndershëm dhe të palodhur në uniformë.

“FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës.

Faleminderit për shërbimin” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz