back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajme“Pengues e bllokues i proceseve”- Arifi: Kurtit po i mbyllen dyert në...

“Pengues e bllokues i proceseve”- Arifi: Kurtit po i mbyllen dyert në SHBA e BE, po e dëmton rrugën euro-atlantike të Kosovës

Të ngjajshme

Zhegrova kundër Gjimshitit në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra...

Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për reagimin mbi moscertifikimin e Listës Serbe

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj...

Lyon përfshihet në një skandal të ri financiar me Botafogon

Olympique Lyonnais po përballet me një krizë të re...

Ish-ambasadori Avni Arifi, duke komentuar lidhur me diskutimet në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, ka thënë se debatet e zhvilluara qartësojnë edhe më shumë pozicionin që ekziston prej vitesh: se SHBA-të nuk kanë raporte me Qeverinë e Kosovës.

“Ka vite që SHBA-të nuk kanë raporte me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Kurtin. E shohin si pengues dhe shkatërrues të projekteve amerikane në Ballkan, në këtë rast në Kosovë, dhe kjo e ka vështirësuar pozicionin e Kosovës në agjendën e saj të integrimeve euro-atlantike”.

“Është duke e penguar Kosovën në integrim në NATO, është duke e penguar Kosovën në integrim në Këshillin e Evropës, në organizata ndërkombëtare dhe në avancimin e raporteve me SHBA-të”, ka thënë ai.

Tutje, Arifi e ka akuzuar Kurtin duke e quajtur atë pengesë për zhvillimin e Kosovës.

“Është një argument që vazhdimisht është thënë edhe nga shoqëria civile edhe nga opozita, por që para disa muajsh Kurti tha se raportet me SHBA-të kurrë s’kanë qenë më të mira se sa sot. Me dje, iu vu njëfarë pike kësaj pune: Departamenti i Shtetit e sheh Kurtin si pengues, bllokues të proceseve. Pastaj, edhe sot reagimi i Ambasadës Amerikane po ashtu vetëm e konfirmon”.

“Ne po flasim për një lider të Kosovës që ditë për ditë po i mbyll rrugët e veta nëpër pallatet evropiane dhe amerikane”, ka thënë Arifi në Dukagjin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz