Pema shekullore që “nxjerr gjak”, fruti i saj është i rrallë

Është e rrallë, por jo e pazakontë megjithëse vendasit e quajnë “pema që nxjerr gjak”.
Bëhet fjalë për një pemë shekullore mes fshatrave Zavalinë të Elbasanit dhe Kabash të Gramshit, e cila prodhon një frut me lëng të kuq si gjaku.
Fruti është i ngjashëm me maranat në pamje të parë, megjithëse në shije është disi më ndryshe dhe e vëren lehtë diferencën.
Ky frut ka një lëng me ngjyrë të fortë, madje nëse bëni rrobat me të vështirë se hiqet.
Sipas banorëve, fruti është i ëmbël dhe me një shije të veçantë, transmeton “infoelbasani”. Të moshuarit e lidhin atë me disa besëtytni si “pema me gjakun e Krishtit”, apo të tjerë me “kurbanin e Muhamedit”.
Pavarësisht këtyre, frutat e pemës konsiderohen me vlera të larta për shëndetin dhe, për shkak të ngjyrës, kjo bëhet akoma më e besueshme. Është koha kur frutat janë pjekur, dhe mjaft banorë drejtohen për tek “pema e gjakut” për të shijuar frutat dhe për të konsoliduar shëndetin.

Lexo edheJa çfarë ndodhë me trupin dhe trurin tuaj kur nuk pini ujë (Video)
Sigurisht që kjo pemë nuk ndodhet vetëm në Elbasan, por që është shumë e rrallë në vendin tonë.

















