BallinaLajmePejë, bashkëjetonte me të dhe e detyronte të merrej me prostitucion

Pejë, bashkëjetonte me të dhe e detyronte të merrej me prostitucion

Të ngjajshme

Vini i saktë nga penalltia, Reali në epërsi

Reali ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt. Është...

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Blakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për Presidente

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë,...

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.H. dhe të pandehurës A.Z. për shkak se të njëjtit secili veç e veç kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion nga neni 241 paragrafi 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. nga viti 2014, e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, me kanosje serioze e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm. Ndërsa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në vitin 2014 në muajin nëntor, në Pejë, me kanosje serioze, e ka detyruar të dëmtuarën V.T. që të merret me prostitucion, në atë mënyrë që e njëjta i’a ka gjetur dy klientë.

Me këto veprime dy të pandehurit K.H dhe A.Z. kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion nga neni 241 paragrafi 3 të KPRK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz