Peja me numër rekord të infektuarish brenda ditës, shkak pjesëmarrja në një varrim
BILLI

Lexo edheKëto janë komunat që sot shënuan raste të reja me koronavirus

Arsyeja se pse janë shënuar kaq shumë raste, sipas Institutit të Shëndetit është pjesëmarrja në një ceremoni varrimi.
“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me Covid-19.”, thuhet në njoftim.
Tashmë me rastet e reja, Peja regjistron gjithsej 47 persona të prekur me këtë virus, teksa totali në Kosovë ka shkuar në 669.
Lexo edheKëto janë komunat që sot shënuan raste të reja me koronavirus