back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPeggy Gou mahnitet nga publiku shqiptar në Sunny Hill

Peggy Gou mahnitet nga publiku shqiptar në Sunny Hill

Të ngjajshme

Super ylli ndërkombëtar i muzikës elektronike, Peggy Gou, ndezi atmosferën e Sunny Hill Festival natën e mbrëmshme me një performancë që do të mbahet mend gjatë.

DJ dhe producentja koreano-jugore, e njohur për setet e saj unike dhe stilin e pazëvendësueshëm, u ngjit në skenën kryesore të festivalit duke sjellë energji të jashtëzakonshme për mijëra të pranishëm.

Por nuk ishte vetëm muzika që bëri përshtypje – ishte publiku shqiptar, i cili e mahniti artisten me entuziazmin dhe dashurinë që i dhuroi gjatë gjithë performancës.

Në një story të ndarë në Instagram vetëm pak orë më vonë, Peggy Gou ndau një pamje nga skena e mbushur plot, shoqëruar me fjalët:
“Sunny Hill Festival – Best crowd”, duke e quajtur publikun shqiptar si më të mirin që ka përjetuar.

Kjo nuk është hera e parë që artistët e mëdhenj ndërkombëtarë shprehen të mahnitur nga publiku në Kosovë, por entuziazmi dhe ndjeshmëria e Peggy Gou e konfirmon edhe një herë reputacionin e lartë që Sunny Hill Festival ka ndërtuar si një nga festivalet më të fuqishme në rajon.

Seti i saj elektrizues përfshiu hitet më të njohura, përfshirë edhe “(It Goes Like) Nanana”, që u shoqërua nga publiku në një kor gjigand, ndërsa dritat, tymi dhe valët e duartrokitjeve e kthyen natën në një festë të paharrueshme.

Peggy Gou dha spektakël, por ishte publiku shqiptar ai që e bëri magjinë e plotë të ndodhë.

- Advertisement -

Të Fundit