Peci kundër protestës së komunave: Nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit
dp

Lexo edheKOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?

Protesta është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe do të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Por kundër kësaj proteste ka dal kryetari i komunës së Mitrovicës Faton Peci. Peci ka thënë se protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit
“Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike. Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit. Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN”, ka thënë Peci./Lajmi.net/

Lexo edheKOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?