back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaBujqësiPeci: Këtë vit një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€

Peci: Këtë vit një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€

Të ngjajshme

Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që Hashim...

Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi,...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se këtë vit përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€.

Ai së fundi u takua me Nexhmijen nga Çabra e Zubin Potokut, e cila bashkë me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve, raporton Indeksonline.

Ministri Faton Peci:

?Nexhmija nga Çabra e Zubin Potokut, më njoftoi nga afër me veprimtarinë e saj. Ajo së bashku me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.

?Kjo komunë veriore edhe falë relievit, klimës e vegjetacionit ofron kushte të mira për bletarinë.

?Këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€.

E nëse zonja Nexhmije deri më tani ka përfituar rreth 2100€ subvencionim për bletë, këtë vit do të përfitojë 2800€!

?Përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë.

?Nexhmija është shembulli i një gruaje punëtore sikurse bleta. Ajo përveç se me bletari merret edhe me shpeztari, ku përkujdeset për një numër të konsiderueshëm të pulave? dhe qurave?

Të Fundit

Sport

ShowBiz