BallinaLajmePeci ende pa e pranuar pozitën fillon me ankesa: Bedri Hamza, lëri...

Peci ende pa e pranuar pozitën fillon me ankesa: Bedri Hamza, lëri manovrat me abuzime financiare

Të ngjajshme

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Osmani takon ambasadorin turk: Theksohen marrëdhëniet strategjike Kosovë–Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

El Clasico jashtë fushës, Reali synon transferimin e Pedrit nga Barcelona

Markato e verës do të jetë tejet interesante. Sipas raportimeve...

Rroga e 13-të shpërndahet të martën

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me...

Kandidati i VV-së për Mitrovicë të Jugut, Faton Peci, sipas rezultateve të KQZ-së është fitues i zgjedhjeve në këtë komunë.

Por, ende pa e pranuar pozitën, Peci ka filluar ankesat dhe akuzat ndaj kryetarit në largim, Bedri Hamza, transmeton lajmi.net.

Peci në postimin e tij ka akuzuar Hamzën për manovra me abuzime financiare dhe për dhënie të subvencioneve e lejeve ndërtimore në këtë periudhë tranzicioni.

Postimi i plotë: 

Bedri Hamza, urime posti i Kryetarit të PDK-së.

E lutja ime publike për ty është kjo: lëri manovrat me abuzime financiare në komunë, për portale me parat e qytetarëve të Mitrovicës. Në këtë periudhë tranzicioni, administratës komunale i bëj thirrje publike: lërini manovrat me subvencione e leje ndërtimore e mbindertimi. Leri nderhyrjet ne protokollin e arkives dhe manipulimin me data. Nuk keni legjitimitet e as legalitet.

Ju siguroj që çdo vendim i tillë nga periudha e fillimit të fushatës do të rishikohet, dhe portalet lokale le të përgatiten fort për të bërë opozitë për herë të parë, sepse asnjë cent nuk do ta marrin nga buxheti i komunës për 4 vitet e ardhshme. As mos shpresoni.

Qyteti e di që 65% e keni pasur përqindjen, por ja që tashmë qytetari i Mitrovicës ka vendosur t’i japë fund abuzimeve me paratë e taksapaguesve.

🙌 Mitrovica ka folur qartë, koha e llogaridhënies ka ardhur!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz