back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaPebble prezantoi një orë të re inteligjente me ekran me ngjyrë

Pebble prezantoi një orë të re inteligjente me ekran me ngjyrë

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...
Pebble, kompania e njohur për orët e saj inteligjente shumë të suksesshme, ka prezantuar tani një orë të re: Pebble Time, e cila vjen me ekran me ngjyrë dhe bateri që do të zgjasë për një vit. Para një jave, Pebble zbuloi në internet një foto ku shfaqej një matës kohe, duke na lënë të kuptojmë se një pajisje e re do të hidhej në treg së shpejti.
Time është ora e parë inteligjente e kompanisë me ekran me ngjyrë. Ajo përdor teknologjinë e letrës elektronike për të ofruar më shumë mundësi ngjyrash për përdoruesit, krahasuar me ngjyrën e bardhë dhe të zezë që gjenden tek orët e mëparshme të Pebble-it. Falë këtij ekrani me letër elektronike, bateria e pajisjes do të mund të zgjasë për shtatë ditë pa u furnizuar fare me energji.
Fatkeqësisht, ora e re nuk përmban një ekran me prekje, ku gati të gjithë rivalët e kanë një veçori të tillë. Megjithatë, pajisja vjen me një mikrofon, kështu përdoruesit mund të përdorin komandat zanore dhe diktimet me pajisjet e tjera Pebble.
Pebble do të prezantojë gjithashtu një version të ri të sistemit të saj operativ. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë shefi ekzekutiv i kompanisë. Versioni fokusohet më shumë në njoftimet dhe ndërveprimet, për të tërhequr sa më shumë përdorues.
Këtë orë mund ta porosisni në Kickstarter për 159 dollarë dhe mund ta merrni në muajin maj. Çmimi final i tij do të jetë 199 dollarë, kështu nëse doni ta blini këtë orë, më mirë porositeni që tani. /krokodili.al/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz