back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmePDK zhvillon sot aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë

PDK zhvillon sot aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë

Të ngjajshme

Edhe jashtë futbollit, Mudryk pezullohet në “video-game”

Futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk, është përfshirë në një...

Një person i maskuar me armë tentoi të grabis një pompë derivatesh në Drenas

Një person ka raportuar në Polici, se një tjetër...

Arbër Hoxha: Pas fitores në Serbi, Shqipëria mund të mposhtë Poloninë edhe në transfertë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, në një intervistë,...

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë sot një aksion simbolik para ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas njoftimit, ky aksion do të mbahet në orën 14:00.

Ndryshe, Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar dje se Kosova do të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike edhe këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm, për shkak të ndaljes së blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si rezultat i investimeve në modernizim dhe rehabilitim të termocentraleve.

Deklarata e saj erdhi pasi kompania KESCO ka paraqitur kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 21 për qind. Pikërisht atë ditë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se qytetarët në vend i mbajnë dhomat më të ngrohta sesa normalja

Rizvanolli ka theksuar se ende nuk ka një vendim për rritjen e tarifave, por ka shtuar se disa zhvillime objektive në sektorin e energjisë mund të kenë ndikim në këtë drejtim.

“Kjo është një sakrificë e domosdoshme për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka deklaruar Rizvanolli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz