BallinaLajmePDK vendos për Skënderaj. Sami Lushtaku garon edhe për një mandat

PDK vendos për Skënderaj. Sami Lushtaku garon edhe për një mandat

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tashmë ka vendosur se kush do jetë kandidat për kryetar të Skënderajt. Edhe pse nuk është bërë publike, vendimi tashmë ekziston.

Sami Lushtaku do të garojë edhe për një mandat për kryetar të Skënderajt. Burime të sigura brenda PDK-së në qendër, kanë bërë me dije për Magazina.al se Lushtaku është përgjedhja e Kadri Veselit për të udhëhequr me komunën e cila njihet si baza më e fortë e PDK-së.
“Vendimi për Sami Lushtakun është definitiv. Pritet vetëm të bëhët zyrtar”, ka thënë për Magazina.al një burim brenda PDK-së.

Merret vesh se kryetari i Skënderajt fillimisht ka refuzuar kandidaturen duke qenë se edhe më herët kishte deklaruar se më nuk do t’i hyjë gares, por ka qenë insistimi i udhëheqësve të partisë që ajo të garojë edhe në këtë mandat.

Duke e parë se disa figura, sic janë Nuredin Lushtaku, Faruk Geci, Fadil Nura dhe Mihane Bekteshi janë përmendur si kryetar të ardhshëm të Skënderajt, PDK sipas burimeve të Magazina.al ka realizuar një sondazh; rezulati i të cilëve ka nxjerrë të pakonkurrencë Sami Lushtakun.

Prandaj partia në qendër ka këmbëngulur që Lushtaku të jetë i përzgjedhuri dhe se kandidatura e tij është e vetmja që mund të ndikojë në tensionet eventuale brenda degës së PDK-së në Skënderaj.

Megjithatë tensionet duket se do të ketë edhe në këtë degë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz