back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmePDK thanë se kanë kandidat për President, Bajqinovci i pyet: Ku i...

PDK thanë se kanë kandidat për President, Bajqinovci i pyet: Ku i merrni 30 nënshkrime?

Të ngjajshme

Emre Can e humb sezonin, këput ligamentet e gjurit

Borussia Dortmund do të jetë pa Emre Can, për...

“E diela sportive”, Egli nxjerr në pah barkun e hollë dhe format bombastike

Egli Tako ka “ndezur” rrjetin këtë fundjavë me paraqitjen...

DJ Gimbo i rrëmben puthjen në buzë Selin në Big Brother

DJ Gimbo dhe Selin Bollati duket se kanë shkëmbyer...

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me çështjen e Presidentit.

Ai ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila tha se kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, nuk shkoi në takim me kryeministrin Albin Kurti “për të ofruar kundërkandidat formal për hir të inatit apo për konsum ditor politik”, lidhur me postin e Presidentit.

“Vlora Citaku paska thënë që PDK ofroi kandidat, jo kunderkandidat. Por, Kushtetuta kerkon dy kandidatë të jenë së paku, prandaj edhe Lëvizja, porsi PDK, po ofron nje kandidat të saj”, shkroi Bajqinovci në një postim në Facebook.

Ai e pyeti PDK-në se ku do t’i marrë 30 nënshkrimet e nevojshme për ta bërë propozimin.

“Po ashtu, secilit kandidat i duhen paraprakisht 30 nënshkrime, e që PDK duhet të tregoj nëse me 22 deputetë i ka këto 30 nënshkrime?”.

Pasi atmosfera në takimin me Hamzën u përshkrua nga Kurti si “konstruktive”, ata treguan se nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e Presidentit.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz