back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmePDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e dëshmoi që është armiku më i madh i këtij vendi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka...

Çitaku akuzon Kurtin: Po e shtyn vendin drejt krizës për pushtet total

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar...

Sonte mbaron afati për president, përndryshe zgjedhje të jashtëzakonshme, thotë Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se...

Bedri Hamza: S’ka votë për President pa marrëveshje paraprake, s’jemi takuar me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është larguar nga objekti...

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit, duke vlerësuar se vendi po përballet me rrezikun e një krize të panevojshme institucionale për shkak të, siç thotë, papërgjegjshmërisë së shumicës parlamentare dhe mosgatishmërisë së kryeministrit Albin Kurti për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në reagimin e saj, PDK thekson se zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk duhet të jetë lojë politike për shumicën, duke nënvizuar se detyrimi kushtetues për funksionimin normal të institucioneve bie mbi shumicën parlamentare, raporton lajmi.net

Sipas kësaj partie, pavarësisht mandatit të besuar nga qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe ka prodhuar, sipas tyre, kriza, polarizim dhe stagnim politik.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh keqardhjen e saj që për shkak të papërgjegjshmërisë së shumicës parlamentare dhe mosgatishmërisë së z. Kurti për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse apo ndërpartiake, vendi po përballet me rrezikun e moszgjedhjes së Presidentit të ri dhe po shkon drejt një krize të panevojshme institucionale.

Zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk do të duhej të ishte as lojë politike për shumicën parlamentare. Numrat në Kuvendin e Kosovës janë të qartë dhe detyrimi kushtetues i shumicës parlamentare është të sigurojë funksionimin normal të institucioneve.

Përkundër mandatave që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik.

Në vend të një qasjeje të përgjegjshme dhe shtetërore, shumica parlamentare ka vendosur të kandidojë një kandidat tërësisht partiak, pa koordinim me subjektet e tjera dhe pa mundësinë e arritjes së konsensusit.

Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar gjatë gjithë këtij procesi me maturi dhe përgjegjësi politike. Ne kemi marrë pjesë në konsultime, kemi hequr vijat e kuqe për të krijuar hapësirë për një zgjidhje dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim një kandidat konsensual që garanton unitet dhe stabilitet institucional.

Si kontribut për stabilitetin, pas mosarritjes së një kandidature konsensuale, si subjekti më i madh politik opozitar kemi kërkuar që të zgjidhet një President i propozuar nga PDK-ja, si mekanizëm balancues për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një partie të vetme.

Fatkeqësisht, të gjitha këto mundësi u refuzuan.

Përgjegjësia për situatën e krijuar dhe për pasojat që mund të sjellë bie plotësisht mbi shumicën parlamentare dhe mbi ata që e kanë mandatin për ta qeverisur vendin.

Kosova ka nevojë për stabilitet politik, institucione funksionale dhe lidership që vendos interesin e shtetit mbi interesin partiak./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz