back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmePDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Gjendet mbetjet mortore në Rahovec, dyshohet t’i përkasin luftës në Kosovë

Janë gjetur eshtra mortore në Rahovec e që dyshohet...

Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Izraeli urdhëron evakuim urgjent në jug të Libanit mes sulmeve ajrore

Izraeli ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në...

Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen para stërvitjes...

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, masë kjo që vlen nga data 9 e deri më 31 mars, dhe ia ndalon Kuvendit dhe Presidentes çdo veprim deri me këtë datë.

Lidhur me këtë masë, në emisionin “Ora Shtatë”, foli deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Partia Demokratike e Kosovës e respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës të Kosovës, të cilën asnjëherë nuk e kemi sfiduar, pra çdo vendim që ajo ka marrë, edhe kur PDK-së ndonjëherë nuk i ka rënë mirë, ne e kemi respektuar, sepse për ndërtimin e këtij institucioni kanë sakrifikuar breza të tërë”, tha ai në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai foli edhe për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën Behrami tha se është subjekt politik që nuk do të qeverisë por të sundojë.

“Po ashtu, PDK është partia që ka fituar më së shumti lëndë në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo masë vjen pas disa ngjarjeve politike që ndodhën në Kuvendin e Kosovës, të paprecedenta në historinë e Kosovës, sepse për herë të parë në histori e kemi një parti që refuzon me qeverisë në mënyrë normale, me stabilitet të institucioneve, por kemi një parti që dëshiron të sundojë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz