Thirrja e mbledhjes se Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, bëri buje të madhe. Kjo për faktin se një pjesë e kësaj partie tashme hapur po kërkojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Në këtë mbledhje, e cila zgjati më shumë se një orë u dhanë propozime të ndryshme për situatën politike në vend.
Por, pati zëra për prishje të menjëhershme të koalicionit me LDK-në dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Burime të ‘Indeksonline’, brenda kësaj mbledhje bëjnë me dije se më së shumti ka dominuar ose ka gjetur përkrahje ideja për zgjedhje të përbashkëta. Pra, zgjedhjet qendrore dhe ato lokale të mbahen në pako.
Sipas këtij burimi, pa kritika nuk kanë mbetur as ministrat e PDK-së.
“Në këtë mbledhje u kritikua hapur udhëheqja e qeverisë se drejtuar nga Isa Mustafa. Por, anëtaret e Këshillit Drejtues të PDK-së kishin kritika edhe për performancën e ministrave. Megjithatë, sa i përket zgjedhjeve situata është e komplikuar pasi nuk ka një vendosmëri se si të veprohet me tutje. Por, mbizotëron ideja për zgjedhje të përbashkëta”, ka thënë ky burim.
Kritika ka pasur edhe në menaxhimi e partisë.
“Ka shumë pakënaqësi në menaxhimin e partisë. Madje disa edhe hapur shprehnin pakënaqësinë e tyre. Emërimi i disa personave në kryesi të PDK-së ka nxitur reagime të shumta në subjektin më të madh në vend”, ka shtuar ky burim.
Idenë për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme e kanë mbështetur hapur eksponent të caktuar të PDK-së. Këtë ide nuk e kanë kundërshtuar as zyrtarë të partive opozitare, ndërsa LDK , e cila po udhëheq me qeverinë e vendit insiston në respektimin e cikleve zgjedhore.