BallinaRegjionaleDrenasPDK po fiton në këto komuna sipas Exit Poll-it

PDK po fiton në këto komuna sipas Exit Poll-it

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Exit Poll-i i realizuar nga Albanian Post, që po transmetohet nga T7, ka shpallur rezultatin për 7 komunat e mëdha të Kosovës.

Sipas këtij Exit Poll-i, PDK-ja ka fituar tri komuna, LDK-ja dy komuna, AAK-ja një komunë dhe VV një komunë.
*PDK-ja është e para në komunën e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Drenasit.

Në Komunën e Prizrenit sipas këtij exitpolli, fitues është Shaqir Totaj i PDK-së me 50.5 %, derisa Mytaher Haskuka ka 49,5 %, shkruan Gazeta Express.

Në Komunën e Vushtrrisë, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, prin me 55 për qind të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, merr 45 për qind të votave.

Në Drenas, ky exit poll ka nxjerr fitues Ramiz Lladrovcin e Partisë Demokratike të Kosovës me 60% të votave, ndërsa Driton Ajazaj i Demokratëve për Drenasin ka marr vetëm 40% të votave.

*LDK-ja është e para në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind.

Lutfi Haziri i LDK-së e fiton Gjilanin me 50.5, ndërsa Alban Hyseni i Vetëvendosjes ka 49.5%.

*AAK-ja prin në Gjakovë me 53 për qind të votave, ndërsa VV-ja ka 447 për qind.

*VV-ja ka marrë vetëm një komunë, sipas këtij exit poll-i, pra ka dalë 50.4 për qind në komunën e Podujevës.

Kutitë janë mbyllur para pak momentëve, ndërsa pritet që shumë shpejt të fillojë numrimi i votave në Prishtinë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz