Partia Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka kujtuar 26 vjetorin e “Natës së Tmerrit” në pjesën veriore të Mitrovicës.
PDK në komunikatë shkruan se grupi paramilitar “Rojet e Urës’ në natën e 3 e 4 shkurtit të vitit 2000 sulmoi shqiptarë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe vranë mizorisht 10 prej tyre, transmeton lajmi.net.
“Kjo ngjarje është gdhendur në kujtesën kolektive si simbol i dhimbjes dhe padrejtësisë në Kosovën e pasluftës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Sot bëhen 26 vite nga Nata e Tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës, ku grupi paramilitar “Rojet e Urës”, në natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000 sulmoi shqiptarët që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Atë natë, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi, u vranë mizorisht. Kjo ngjarje është gdhendur në kujtesën kolektive si simbol i dhimbjes dhe padrejtësisë në Kosovën e pasluftës.
Sot, kujtojmë me respekt dhe dhimbje 10 martirët e rënë në Kosovën e lirë.
Lavdi e përjetshme!/lajmi.net/