BallinaRegjionalePDK në Skenderaj nominon kandidate për asamble, aktivistën e të drejtave të...

PDK në Skenderaj nominon kandidate për asamble, aktivistën e të drejtave të njeriut

Të ngjajshme

Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve...

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Partia Demokratike e Kosovës; Dega në Skenderaj, ka nominuar për asambleiste në Kuvendin Komunal të Skenderajt,  Basarta Mehen që njihet si aktiviste e të drejtave të njeriut.

Besarta Meha e njohur për veprimtarinë e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ka qenë pjesë e shumë organizatave dhe projekteve të ndryshme në kuadër të kësaj fushe.

Ajo e ka përfaqësuar Skenderajn në konferenca dhe trajnime të ndryshme siç janë: “Java e Gruas”, “Akademi e Gruas për Lidership”, “Veprojmë për Barazi”, “Përfaqësimi Ndërkulturor i të Drejtave të Njeriut.

Së fundi Besarta Meha ka inicuar përfaqësimin e grave në nivel lokal, ku ka marrë aprovimin e Kuvendit Komunal të Skenderajt që në në këshillat lokale të jenë 30% përfaqësim i grave.

Lidhur me kandidimin e saj si kandidate për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Besarta Meha u shpreh: “Knadidimi im për të qenë asambleiste komunale për mua përbënë një nder, por njëherit edhe një sfidë për mua. Ajo tha se do të jetë një zë i arsyes, ku do të përfaqësohet zëri i qytetarëve të Skenderajt. Ajo shtoi se si sekretare e Rinisë Demokratike e ka të qartë çdo sfidë të rinisë së Skenderajt dhe shpreson që problemet që hasin të rinjtë e Skenderajt do të do të zgjidhen, pasi vazhdimisht do të ngriten këto probleme të rinisë në Kuvendin Komunal, nëse qytetarët do t’i japin besimin asaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz