back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajPDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Të ngjajshme

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Partia Demokratike e Kosovës  ka mbajtur tubimin elektoral për zgjedhjet lokale në qytetin e Skenderajt. Sami Lushtaku kandidat për kryetar të kësaj komune para përkrahësve të PDK-së kërkoi votën e qytetarëve, siç tha ai, për projekte të shumta për të cilat premtoi angazhim si kryetar komune.

“Unë do të vazhdoj me punë me sinqeritetin më të madh, me qytetarët besoi qe do t’i zgjedhim problemet brenda mundësive tona. Unë kam premtuar vetëm një gjë: do të angazhohem 24 orë për komunën dhe i garantoj qytetarët se dua, di dhe guxoj të punoj shumë, te gjitha projektet e rëndësishme në Kosovë vulën e kanë të PDK- së së Hashim Thaçit”, tha Lushtaku.

Votë për Lushtakun kërkoi kryetari aktual i Skenderajt,  Fadil Nura, teksa tha  se për ta udhëhequr Skenderajn duhet një kandidat  që është zëri i qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve, teksa tha se emri i Lushtakut lidhet ngushtë me historinë, të ardhmen e Skenderajt dhe të qytetarëve.

“Po ngrehim flamurin e bashkimit guximit për të mbrojtur vlerat e përbashkëta, për të hapur një kapitull të ri në vazhdimin e rrugëtimit me besim të palëkundur. Sot flasim për dinjitet për vlera, Skenderaj ka qenë dhe do te mbetet zemra e PDK-së”, tha Nura.

Në këtë tubim u prezantuan 30 kandidatët për asamble komunale të Skenderajt nga radhët e PDK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz