back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPDK në Drenas tregon se çfarë ndodhi me vëllanë e Ramiz Lladrovcit

PDK në Drenas tregon se çfarë ndodhi me vëllanë e Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emriu gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, ka pasur një përplasje verbale me një prej banorëve të këtij fshati.

Kështu ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Berisha ka mohuar se Emri Lladrovci ka pasur ndonjë përplasje fizike me dikë atje, për çka është raportuar gjatë ditës.

“Tubimi është përmbyllur sipas planit të paraparë”, ka thënë Berisha.

“Sigurisht për shkak të disa pakënaqësive ka rrjedhur një debat më i ashpër mes banorëve të Gradicës dhe disa zyrtarëve të PDK-së”, ka shtuar ai.

Ndryshe, disa media kanë raportuar të premten se në një fshat të Drenicës, persona deri tash të panjohur kanë sulmuar fizikisht, Emri Lladrovcin, vëllanë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Emri Lladrovci ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesë e njësisë Speciale të Brigadës 111 “Adem Jashari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz