BallinaRegjionaleDrenasPDK në Drenas: Keqbërësit janë duke manipiluar me qytetarin

PDK në Drenas: Keqbërësit janë duke manipiluar me qytetarin

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Dega e PDK-së në Drenas përmes një reagimi për media ka shkruar se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, por pa lënë anash as ankesat e tyre. Në reagimin e PDK-së thuhet:

PDK-ja në Drenas: Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, keqbërësit janë duke manipiluar me qytetarin

Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas, demanton lajmin e portalit Drenica Sot, i cili thirret në deklaratat e ish-anëtarit të PDK-së, Naim Bazaj i cili ne mënyrën me të pamoralshme citohet ne të njëjtën kohë për daljen e numrit të votuesve dhe përcaktimit të tyre ndaj një subjekti, duke prishur kështu qetësinë zgjedhorë dhe është në kundërshtim me heshtjen zgjedhore. PDK-ja në Drenas, dënon dhe denoncon secilin portal që publikon lajme të tilla, që për qëllim kanë prishjen e procesit zgjedhor në Drenas.

Këto publikime dhe prononcime, janë të pa pranueshme dhe propagandistike me motive tejet të ulëta, që për qëllim kanë të dëmtojnë procesin zgjedhor të zhvilluar deri me tani. PDK-ja në Drenas, dënon ashpër këto deklarata të cilat nxisin urrejtje dhe prishin qetësinë zgjedhore në Drenas.

PDK-ja, falënderon gjithë qytetarët e Komunës së Drenas të cilët me maturi e dinjitet janë duke kryer obligimin e tyre qytetar ne mënyrën me të mirë të mundshme, ku deri më tani nuk është paraqitur asnjë ekses në procesin zgjedhor.

Ftojmë gjithë qytetarët e Komunës që të shfrytëzojnë edhe këto orë të mbetura dhe të votojnë për ndryshimet në Drenas.

Zyra e Komunikimit e Degës së PDK-së në Drenas

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz