Partia Demokratike e Kosovës në Drenas ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në Palestrën e Sporteve në Poklek të Ri ku merrnin pjesë mijëra qytetarë për t’i dhënë mbështetje Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, Ramiz Lladrovci.
Në tubimin përmbyllës elektoral merrnin pjesë struktura të PDK-së, simpatizant e shumë qytetarë. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast theksoi se Drenasin do të kthejmë një qendër të zhvillimit ekonomik.
Veseli po ashtu theksoi se Drenasi dhe Drenica do të jetë në ballë të fitores së PDK-së më 22 tetor dhe askush nuk mund të punojë më shumë se për Drenicën se sa PDK-ja. “Drenica nuk ndahet, por do të jetë e bashkuar për Kosovën madhështore, për fitoren e PDK-së dhe kandidatin Ramiz Lladrovci. Premtoi përkrahje maksimale për Drenasin e Drenicën”, ka thënë kryetari Veseli.
Kurse kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci gjatë përmbylljes së fushatës zgjedhore, theksoi:
I nderuari Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli
Të nderuara Familje të dëshmorëve, invalid e veteranë të UÇK-së
Anëtarë, simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Qytetarë të komunës së Drenasit,
Zonja e zotërinj,
Sot më shumë se kurrë, ndjej frymën e fitores. E ndjej optimizmin e ditëve të besimit në forcat tona, besimin e pashtershëm në vullnetin e qytetarëve për të vazhduar ndryshimin e filluar. Drenasi e Drenica, ishte djepi i qëndresës tonë nacionale.
Të gjithë e kujtoni Hasan Prishtinën,
Ju e kujtoni rezistencën e Azem Bejtes.
Ju e kujtoni rezistencën e Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës.
Ju e njihni fuqinë titanike të Adem Jasharit.
Na jemi pasardhës të tyre.
Kemi arritur t’ia ndryshojmë kahet historisë
Ju e dini se ne jemi Parti e ndërtuar nga këto vlera patriotike e demokratike, vlera të besës e sakrificës, vlera të altruizmit dhe përkushtimit për atdhe.
Sot, ne krenohemi me vlerat tona në Drenas dhe krejt Kosovën.
Sakrifica për liri ishte jashtëzakonisht e lartë për Drenicën dhe Drenasin.
Këtë sakrificë tonën, askush s’mund as ta zvogëloj, as ta bëj të parëndësishme. Sepse ne nuk do të lejojmë që e kaluara jonë krenare të përbaltet nga askush.
Ne kemi arritur ta ndryshojmë Kosovën
Sot, ne kemi me çka krenohemi për 8 muaj që kam bërë në komunën tonë.
Disiplina në administratë e shkolla, rregull në shëndetësi, cilësi në zbatimin e projekteve,
Zero suficit, procedurat njëvjeçare, kanë përfunduar për disa muaj. Kemi realizuar të gjitha premtimet për investimet kapitale, tenderët kanë përfunduar më 7 shtator
Kemi bërë kursime 72% të buxhetit për derivate, servisim, telefoni fikse e moblie, darka e dreka.
Kemi tejkaluar planet prej 20 deri 80% në punët e infrastrukturës,
Kemi përkrahur familjet e dëshmorëve, veteranët e invalidët e UÇK-së,
Kemi përkrahur personat me nevojë,
Kemi ndërtuar shtëpi për personat me gjendje të rëndë sociale.
Kemi marrëveshje me disa shtete për investime dhe arsim, bashkëpunim kulturor dhe këmbim përvojash
Barazia gjinore në Drenas, tashmë është mostër për vendin tonë dhe më gjerë në rajon.
Këtë di ta bëj vetëm Drenica.
Kemi bërë edhe më shumë se kaq,
- Kryetar Kadri Veseli,
Ne kemi kthyer besimin e qytetarit në institucion, besimin në barabarësi para ligjit.
Të gjithë tashmë besojnë se askush nuk mund ta ndaloj zbatimin e ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin
Unë zbatoj ligj.
Disa kanë menduar se nëse e përkrahin PDK-në, nuk do ta zbatoj ligjin ndaj tyre, ata e kanë pasur gabim, unë zbatoj ligj për të gjithë njëjtë.
Ne kemi dëgjuar me kujdes vërejtjet e qytetarit dhe kemi bërë më të mirën për të,
Por kjo nuk mjafton.
Falënderoj administratën, arsimtarët, punëtorët shëndetësor e social, ne së bashku do të bëjmë edhe më shumë.
Zotohem se ne së bashku do të kemi gjashtë herë më shumë sukses në mandatin e ardhshëm.
Ju më njihni, ju e dini se asgjë nuk mund të më ndalë që ta përmirësoj jetën e qytetarit, ta përmirësoj çdo aspekt të cilësisë së jetës së qytetarit.
Ju e dini se nuk e koriti as veten, as varret e Familjes time. Sepse, unë kam një zotim, që nga rinia ime e hershme, të jem në shërbim të qytetarëve të mi. Unë po i shërbej qytetarëve të mi.
Drenasi do të bëhet qytet i rinisë, i perspektivës dhe zhvillimit, me përkrahjen Tuaj Kryetar Veseli, në mandatin e ardhshëm, për tri vjet do ta mbyll çështjen e infrastrukturës,
Do ta ngris edhe më tej cilësinë në arsim
Do ta përparoj edhe më fuqishëm gjendjen në shëndetësi
Do të ndajmë 200 bursa për studentët tanë
Do ta ndërtojmë qendrën rinore,
Rruga me katër korsi tashmë po fillon,
Subvencionet në bujqësi do të jenë më të mëdhatë në historinë e Drenasit,
Jemi duke bërë studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore
Jemi duke aftësuar infrastrukturën e Parkut të Ri të biznesit,
Do të ndërtojmë kulturë të fuqishme komunikimi dhe besimi me komunitetin, unë do të jem në çdo lagje të Drenasit, në çdo fshat të Drenasit,
Ne jemi ndryshimi, ne jemi Forca e Ndryshimit.
Atyre që nuk u ka pëlqyer zbatimi i ligjit dhe Partia Demokratike e Kosovës,
Ata tashmë kanë shkuar në partitë tjera. Atë shkuarje e shoh si strehim apo azil politik të tyre.
Ne kemi zhvilluar qindra takime elektorale ne ter Komunën e Drenasit.
I falënderoj gjithë aktivistet simpatizantët dhe qytetarët që na mirëpritën në shkolla, oda dhe ambiente të tjera në të cilat zhvilluam bashkëbisedimin, debatin dhe trajtimin e platformës tonë zgjedhore.
Të nderuar të pranishëm,
Votoni asamblistët e Listës ë PDK-së, Listës më të mirë të komunës tonë.
Kësaj liste i prin Labinot Halilaj, së bashku me 33 asamblistët e listës tonë, ne jemi ndryshimi.
Ne jemi Forca e Ndryshimit.
Ne e mbajmë fjalën.
Ne jemi zotuar se premtimet i bëjmë vepra. Ju e keni parë. Ju kini besim te optimizmi ynë i përbashkët, te vizioni për një Drenas të përparuar dhe qytet të dëshirueshëm për të jetuar.
Një falënderim i veçantë shkon për Gruan Demokratike dhe Rininë Demokratike të Kosovës në Drenas, duke zhvilluar një betejë politike shembullore me programin dhe ofertën tonë zgjedhore, dorë më dorë
Më 22 Tetor do të jemi krenar me punën Tuaj.
Në bastionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
NE jemi parti e ndryshimit – jemi forcë e ndryshimeve.
Sot është koha të punojmë, ne kemi punuar, ne nuk kemi folur, nuk kemi propaganduar
Çdo gjë e madhe që ka ndodhur në këtë vend e ka vulën e PDK-së, sepse ne jemi e vetmja forcë e ndryshimeve të mëdha.
Ndryshimi i madh ka arrit në Drenas, Me forcën e Ndryshimit
Voto numrin 94, numrin e fitores, numrin e Forcës së Ndryshimit!