back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmePDK, LDK dhe AAK mbështesin Qeverinë për moslejimin e referendumit serb

PDK, LDK dhe AAK mbështesin Qeverinë për moslejimin e referendumit serb

Të ngjajshme

Barcelona zgjidh problemin e regjistrimeve: Garcia dhe Rashford marrin dritën jeshile

Barcelona ka marrë më në fund lajme pozitive përpara...

Slot: Kur rezultati ishte 2-2 e kërkoja Diogo Jotan por…!

Kampioni i Anglisë, Liverpuli e nisi me fitore sezoni...

Takimi Trump-Putin | Zelensky: Rusia duhet t’i japë fund luftës që e ka nisur

Teksa Donald Trump dhe Vladmir Putin përgatiteshin të takoheshin...

Partitë opozitare, PDK dhe AAK, kanë dalë kundër lejimit të mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbajtja e referendumit është shkelje direkte e sovranitetit të vendit dhe si i tillë është i papranueshëm.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese dhe kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ka dallim esencial ndërmjet zgjedhjeve dhe referendumit, andaj është i papranueshëm lejimi i votimit në Kosovë për referendumin e një shteti fqinj”, ka thënë Krasniqi për Express.

Derisa partia e Ramush Haradinajt ka thënë se kjo është një përpjekje e Serbisë për të ushtruar sovranitetin e saj në Kosovë dhe një gjë e tillë duhet kundërshtuar.

“Në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendum i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën. Inkurajojmë dhe mbështesim të gjithë ata që e kundërshtojnë organizimin e këtij referendumi. Presim që zyrtarët e BE-së të jenë, së paku të paanshëm në raport me këtë çështje kaq të ndjeshme juridike e politike”, ka thënë Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së.

Para pak minutash në zyrën e presidentes Vjosa Osmani ka nisur takimi me ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefin e BE-së në Kosovë. Në këtë takim ku po flitet për këtë çështje po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili paraprakisht konfirmoi refuzimin ndaj kërkesës së tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz