back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmePDK, LDK dhe AAK i publikojnë listat me kandidatë për deputetë –...

PDK, LDK dhe AAK i publikojnë listat me kandidatë për deputetë – Këta janë dhjetë të parët nga tri partitë

Të ngjajshme

Nisma publikon listën me kandidatët për deputetë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka publikuar listën me kandidatë...

Vetaksident në rrugën Klinë-Gjakovë, dyshohet për të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Syla: Fatmir Limaj ma PDK nuk mundet me kanë se qe 12 vjet s’u kanë aty

Analisti Valon Syla tha se Bedri Hamzës “i kanë...

​Tërmet me fuqi 4.6 ballë godet Turqinë lindore

Një tërmet me magnitudë 4.6 sipas shkallës Rihter goditi...

Sot në ora 23:55 përfundon afati që kanë partitë politike të certifikuara për t’i dorëzuar në KQZ, listat me kandidatë për deputetë.

Këto lista, deri tani i kanë bërë publike nga partitë e mëdha PDK, LDK dhe AAK ndërsa KQZ deri në ora 21:30 ka njoftuar se i kanë dërguar këto lista 15 parti.

“1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;

2. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;

3. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;

4. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;

5. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;

6. FJALA – 20 kandidatë;

7. Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat;

8. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë;

9. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 110 kandidatë;

10. PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë;

11. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 16 kandidatë;

12. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 40 kandidatë;

13. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë;

14. SRPSKA LISTA – 33 kandidatë; dhe

15. KOALICIJA VAKAT – 43 kandidatë”, janë partitë që i kanë dërguar listat në KQZ.

Në listat e publikuara deri më tani, janë parë emra të rinj që do të kandidojnë, ndërsa atyre që kanë kandiduar edhe më 9 shkurt, disave iu janë ndërruar vendet në listë.

Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në tri partitë:

PDK:

  1. Bedri Hamza
  2. Uran Ismaili
  3. Vlora Çitaku
  4. Enver Hoxhaj
  5. Arben Mustafa
  6. Besa Kabashi Ramaj
  7. Rrahman Rama
  8. Eman Rrahmani
  9. Sala Jashari
  10. Kujtim Gashi

LDK:

  1. Lumir Abdixhiku
  2. Kujtim Shala
  3. Hykmete Bajrami
  4. Doarsa Kica Xhelili
  5. Lutfi Haziri
  6. Avdullah Hoti
  7. Anton Quni
  8. Jehona Lushaku Sadriu
  9. Ferid Agani
  10. Ukë Rugova

AAK:

  1. Ramush Haradinaj
  2. Besnik Tahiri
  3. Time Kadrijaj
  4. Bekë Berisha
  5. Arbër Tolaj
  6. Albana Bytyqi
  7. Pal Lekaj
  8. Gani Dreshaj
  9. Diellza Kukaj
  10. Agim Çeku

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pak minuta për t’u mbyllur ky afat, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka publikuar listën me kandidatë për deputetë.

Këtë listë nuk e ka publikuar as Nisma, por që kryetari i saj Fatmir Limaj ka thënë në një konferencë për media se i kanë 110 kandidatë në listë. Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz