back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePDK: Kosova nuk ka nevojë për liderë që shkojnë në veri për...

PDK: Kosova nuk ka nevojë për liderë që shkojnë në veri për një fotografi në kohë zgjedhjesh

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vizitës së Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës duke e dënuar, siç thotë ajo, sjelljen e shëmtuar, të pamatur dhe të rrezikshme të dy pretendentëve për pushtet.PDK-ja thotë se Kurti turpëroi shtetin dhe cënoi të arriturat në atë pjesë të Kosovës.

“Duke abuzuar të gjitha infrastrukturën shtetërore dhe privilegjet e institucionit të presidentit, Albin Kurti i shoqëruar nga asistentja e tij politike, Vjosa Osmani, nëpërkëmbën dhe poshtëruar Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj”, thuhet në komunikatën e partisë.

Ndërkaq, njëjtë u shprehën edhe për ushtruesen e detyrës së presidentes, Osmanin.

“Përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion dhe e ka shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë partie”, thuhet tutje.

PDK shton se Kosova ka nevojë për liderë të fuqishëm, “që nuk shkojnë në pjesën veriore për një fotografi në kohë zgjedhjesh”.

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si defilim dhe turistike vizitën që kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente nga kjo listë, Vjosa Osmani, i bënë veriut të vendit të shtunën.Dy krerët e kësaj liste u përballën me fyerje nga qytetarët serbë në veri të shtunën gjatë ditës.

Ish-deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Kurti e ka të lehtë të shkojë sot në veri duke thënë se këtë e mundësoi ish-kreu i PDK-së, Hashim Thaçit.

“Sot është lehtë për të shkuar në Veri, pasi Hashim Thaçi, i shuajti strukturat paralele, e integroi sistemin gjyqësor dhe bëri që rendi dhe ligji të mbizotëroj në këtë pjesë, si çdokund në Kosovë. Defilo Albin defilo, Kosova ka pasur burra që kanë punuar për këtë ditë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

E vizitë turistike e ka quajtur këtë vizitë të Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi. Ai madje e ka quajtur Kurtin “frikacak”.

“Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e mëdha nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka shkruar Bytyçi.

Pas fyerjeve që u bënë në drejtim të Kurtit e Osmanit, Lëvizja Vetëvendosje doli me reagim duke thënë se tubimi kishte shkuar sipas agjendës dhe se “dy krerët janë mirëpritur nga qytetarët, por jo nga strukturat e Listës Serbe”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz