BallinaLajmePDK konstituon shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi

PDK konstituon shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi

Të ngjajshme

Dje, në mbledhjet virtuale të mbajtura mes aktivistëve politikë të PDK-së në diasporë dhe Departamentit të Diasporës në PDK, u formuan shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi.

Koordinator i shtabit të PDK-së në Itali u zgjodh Patriot Krasniqi, koordinatorë për degën në Francë u caktuan Shpëtim Kiçina, Blerim Osmani, Sinan Xhema dhe Isak Shabani, ndërsa në Suedi Këshillin Themeltar të degës së PDK-së do ta udhëheqë Gani Abazi, kurse shtabin zgjedhor Ferat Meha.

Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Elmi Reçica në këto takime virtuale ka theksuar se zgjedhjet e 14 shkurtit janë betejë për shtetin, e cila e përcakton rrugën nga do të lëvizë Kosova.

“I ashtuquajturi koalicion i shpresës ishte koalicioni më dëshpërues dhe më i dëmshëm për vendin, pasi çdo gjë e ka shtri për tokë”, ka thënë ai.

Tutje, zv. Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Arben Gecaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka ofertë të qartë dhe konkrete për diasporën e Kosovës.

Të pranishmit në këtë diskutim ngritën disa çështjet që i shqetësojnë bashkatdhetarët në diasporë, sikurse problemi me patentë shoferët. Madje, pati kërkesa edhe për digjitalizimin e sistemit për nxjerrjen e dokumenteve personale, në mënyrë që bashkatdhetarët të mos humbin kohë duke udhëtuar me qindra kilometra për t’u pajisur me dokumente në ambasadat e Kosovës, në shtetet ku ata jetojnë.

Përfaqësuesit e shtabeve të degëve në Itali, Francë dhe Suedi u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për fitoren e PDK-së në zgjedhje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz