BallinaLajmePDK kërkon zgjedhje: Kurti po tenton ta zgjasë artificialisht krizën, është e...

PDK kërkon zgjedhje: Kurti po tenton ta zgjasë artificialisht krizën, është e qartë që askush s’i ka 61 vota

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

PDK përmes një komunikate për media kanë reaguar lidhur me propozimin e mandatarit të dytë nga LVV për kryeministër.

PDK në komunikatë thotë se në një situatë ku është e qartë që s’ka një shumicë për votimin e Qeverisë, mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja Osmani, do të përbënte humbje kohe, zvarritje dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.

 “Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”, thuhet në komunikatë.

PDK në komunikatë thekson se  injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.

 “Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz