back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmePDK-ja mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” dhe nis mobilizimin për pjesëmarrje më...

PDK-ja mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” dhe nis mobilizimin për pjesëmarrje më 17 shkurt në Prishtinë

Të ngjajshme

Real Madridi në kërkim të një mbrojtësi qendror, dy opsione në tavolinë

Një nga prioritetet kryesore të Real Madridit në tregun...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar...

Kanosi vajzën dhe gruan, dënohet me 2 vjet burgim i akuzuari

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 2...

Labi ka një kërkesë: Nominim kokë më kokë me Albën dhe Ludon

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Labi,...

Partia Demokratike e Kosovës shpreh mbështetjen e saj për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mobilizimin e saj në të gjitha strukturat partiake, anembanë Kosovës, me qëllim të angazhimit sa më të gjerë të qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë marsh qytetar.

PDK-ja vlerëson se ky marsh është thirrje e ligjshme dhe paqësore për drejtësi të paanshme, në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë. Në këtë periudhë kur procesi ka hyrë në fazën përmbyllëse, PDK-ja kërkon drejtësi të plotë, të barabartë dhe larg çdo ndikimi politik.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare, e lindur nga nevoja për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për ta relativizuar këtë të vërtetë historike përbën padrejtësi ndaj sakrificës së popullit të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët që në frymën e unitetit dhe respektit institucional, të bashkohen, më 17 shkurt në Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për të nderuar sakrificën çlirimtare mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Drejtësi, jo politikë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz