BallinaLajmePDK injoron keq Shpend Ahmetin

PDK injoron keq Shpend Ahmetin

Të ngjajshme

SHBA-ja godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se...

Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtruar’ nga Epstein

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, tha të premten...

U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari

Ka humbur jetën në burg, 41-vjeçari që u arrestua...

E lidhnin me Marokun, por mesfushori i Realit zgjedh Spanjën

Thiago Pitarch po fillon të aktivizohet rregullisht kohët e...

Tuchel shpall listën finale të Anglisë: Dyshja e Real Madrid përfshihet, por Trent jashtë

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, është...

Janë bërë dy ditë që kur Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja, por ai ende nuk e ka bërë të çartë nëse do t’i bashkohet ndonjë subjekti politik, shkruan Gazeta Blic.Por për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën, një aderim i mundshëm i Shpend Ahmetit në subjektet e tyre politike do të ishte një nder i madh.Kështu të paktën janë deklaruar Driton Selmanaj nga LDK e Bilall Sherifi nga Nisma

Por ndryshe nga LDK e Nisma, PDK është indiferente ndaj Shpend Ahmeti. E kontaktuar nga “Gazeta Blic” deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, për tu pyetur nëse do ta pranonin Shpend Ahmetin në PDK, ajo tha që kjo gjë nuk i intereson aspak.“Mua si Ganimete as nuk me intereson për të”, tha shkurt ajo.

Ndërkohë Shpend Ahmeti, përmes një letre dërguar medieve ka numëruar arsyet se pse ai po e braktis Vetëvendosjen.Për dorëheqjen e Shpend Ahmetit, ka reaguar edhe Vetëvendosje, ku përmes një komunikate për media thuhet se Lëvizja e ka pranuar me zhgënjim largimin nga e Ahmetit nga VV-ja, por se presin nga ai që ti përmbush premtimet që ka dhënë në emër të Lëvizjes.

“Morëm vesh, jo pa zhgënjim, dorëheqjen prej organizatës sonë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017” thuhet në reagimin e VV-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz