BallinaLajmePDK hap zgjedhjet e brendshme në Forumin e Gruas

PDK hap zgjedhjet e brendshme në Forumin e Gruas

Të ngjajshme

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht e ka shpallur të hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme në Forumin e Gruas.

Në një takim të mbajtur mes Kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe strukturave të tjera drejtuese të partisë, ky proces u konsiderua i domosdoshëm për forcimin e mëtutjeshëm të gruas në jetën publike.

“PDK-ja gjithnjë ka qenë e angazhuar për rolin e gruas në vendimmarrje brenda partisë dhe do ta kemi prioritet të vazhdueshëm, duke krijuar hapësirë për gratë në PDK. Kjo do të krijonte hapësirë për një proces demokratik e përmbajtësor dhe forcim të rolit të gruas në vendimmarrje”, ka thënë Veseli.

Kurse udhëheqësja e Departamentit për Politika Gjinore në PDK, Blerta Deliu Kodra, u bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëhen pjesë aktive e këtij procesi zgjedhor në Gruan Demokratike.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, theksoi se misioni për përfaqësim të gruas është mision për zhvillim shoqëror.

“Një shoqëri pa përfaqësim të grave është ose jo demokratike ose e pazhvilluar ekonomikisht, prandaj PDK e ka këtë mision, për demokracinë dhe për zhvillimin shoqëror”, tha Ismaili.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz