back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmePDK do rrëzimin e Haradinajt, por nuk po gjen përkrahje nga askush

PDK do rrëzimin e Haradinajt, por nuk po gjen përkrahje nga askush

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës, e nxitur nga presidenti Hashim Thaçi, sipas analistëve politikë, është e interesuar ta gjejë një partner të ri për bashkëqeverisje pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme, por partitë e opozitës në kohën kur Qeveria e ka kaluar gati gjysmën e mandatit nuk janë të interesuara të bashkëqeverisin me partnerin e madh të koalicionit qeverisës.

Eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës, partnerit të madh në koalicionin qeverisës, kanë nisur të flasin për mundësinë e prishjes së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë e kryeministrit Ramush Haradinajt, duke u arsyetuar në acarimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të taksës, por si duket e kanë të vështirë të gjejnë partner të ri për bashkëqeverisje.

Ka qenë zëvendësministri i Inovacionit, Bujar Cakolli, dikaster ky qeveritar që e drejton PDK-ja, i cili ditë më parë ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se nëse miqësia dhe përkrahja e SHBA-së vihen në pikëpyetje më s’ka kuptim as koalicioni, as Qeveria, as pushteti e as taksa.

“PDK-ja duhet të rishqyrtojë shumë seriozisht pozicionin e saj në raport me zhvillimet e fundit politike”, ka shkruar mes tjerash zëvendësministri Cakolli.

Edhe deputeti i kësaj partie Hajdar Beqa, ka thënë për “Zërin” se nuk i kanë në agjendë zgjedhjet e parakohshme, por nëse në të ardhmen nuk ka harmonizim të qëndrimeve mes partnerëve në koalicionin qeverisës nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve. /Zeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz