back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaZgjedhjetPDK dhe Lladrovci, marrin përkrahje të fuqishme në Polluzhë, Vërboc dhe Shtuticë

PDK dhe Lladrovci, marrin përkrahje të fuqishme në Polluzhë, Vërboc dhe Shtuticë

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Ramiz Lladrovci, së bashku me bartësin e Listës për asamble, Labinot Halilaj dhe asambleistët e kësaj ane, ka marrë përkrahje të fuqishme në takimet elektorale në Polluzhë, Vërboc e Shtuticë, fshatra këto, bastione të PDK-së.

Ai, Polluzhën dhe Shtuticën i ka quajtur “dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës, në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi”.

Lladrovci, në një postim theksoi se vota për të dhe Listën e PDK-së, është votë dhe përgjegjësi sepse “duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshtra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Na jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit.”, ka theksuar Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i plotë nga rrjeti social:

“Në dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës, në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi.

Kjo rrugë nuk është e lehtë sepse, duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshtra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Na jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit.

Më 22 tetor, thuaji po Forcës së ndryshimit. Fitores së PDK-së. Këto dy vatra të fuqishme të lirisë, e rikonfirmuan rrugën tonë të fitores!”

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

Fotografia e PDK - dega Drenas

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz