BallinaLajmePDK bëhet me kryetar të ri në Rahovec

PDK bëhet me kryetar të ri në Rahovec

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Me vota unanime, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka zgjedhur për kryetar të ri, Qazim Qeskën.

Procesi i cili u zhvillua në prani të deputetit, njëkohësisht sekretarit për diasporë, Elmi Reqica dhe sekretarit elektoral, Betim Gjoshi, u zhvillua me korrektësi maksimale dhe frymë të lartë demokratike.

Qazim Qeska është një ndër aktivistët e vjetër të PDK-së, i cili me vite ka kontribuar për forcimin e strukturave të partisë.

Ai do të pasoj ish kryetarin e deritanishëm, Idriz Vehapin.

Pas zgjedhjes së tij si kryetar i kësaj dege, ai ka falënderuar anëtarët e kryesisë për besimin dhe ish kryetarin Vehapi për punën e madhe që kanë bërë ndër vite në të mirë të qytetarëve të Rahovecit.

“Është një nder i posaçëm që të zgjidhem si kryetar i kësaj dege. I falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë për besimin që kanë treguar për mua. Kjo do të jetë një motiv shtesë që të mos ndalemi asnjëherë deri në realizimin e objektivave që do t’i kemi si strukturë dhe si parti.”, ka thënë Qeska.

Partia Demokratike e Kosovës me besimin e plotë në udhëheqjen e re të kryetarit Qeska, falënderon përzemërsisht për punën e madhe ish kryetarin e deritanishëm të kësaj dege, Idriz Vehapi, i cili, për shkak të angazhimeve të reja universitare ka dhënë dorëheqeje nga posti i kryetarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz