BallinaLajmePD vendos për koalicion me PDK-në, këta janë 5 kandidatët për deputet

PD vendos për koalicion me PDK-në, këta janë 5 kandidatët për deputet

Të ngjajshme

Miri ka dy fjalë për gruan dhe vajzën

Armir Shahini ka qenë i ftuari i radhës në...

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki: Pa zemër, nuk të vyn as cilësia

Ish-selektori i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është pjesë...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Partia e Drejtësisë me datën 15 maj 2017 ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues konform statutit dhe rregullores së punës dhe me një draft politik të hartuar dhe propozuar nga anëtarët e Kryesisë drejtuar nga Kryetari i Partisë Dr. Ferid Agani.

Në këtë Kuvend të Punës, u determinuan të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat u ballafaqua partia gjatë një viti.

Për Partinë e Drejtësisë, ky Kuvend ishte me rëndësi të veçantë për faktin se duhej të azhurnohen ndryshimet në strukturën udhëheqëse të partisë konform kërkesës së KQZ-së dhe të aprovohen rezultatet e kuvendeve të jashtëzakonshme në 7 degë.

Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, me përbërjen e re të aprovuar nga Kuvendi i Punës.

Këshilli Drejtues unanimisht mori këto vendime:

– Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë.

– Shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statutore.

– Votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë.

Zgjodhi listën e kandidateve për deputet nga radhët e PD-së: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka, Luljeta Kelmendi.

Në këtë kuvend pune, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hy në zgjedhjet

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz