BallinaLajmePD: Ndalimi i Hardinajt është i papranueshëm dhe cenon lirin e një...

PD: Ndalimi i Hardinajt është i papranueshëm dhe cenon lirin e një populli që ka qenë i shtypur

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ndalimi i serishëm i z. Ramush Hardinaj, tani nga autoritetet franceze duke u bazuar në urdhër-arrestet të Serbisë, për Partin e Drejtësisë është i papranueshëm dhe cenon lirin e një populli që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e pastër dhe Kosova tashme është shtet i pavarur dhe i pranuar nga shumë shtete të botës.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga autoritet franceze që të bëjnë ç’është e mundur që të lirohet z. Hardinaj sa më parë.

Bashkimi Evropian duhet të reagoj sa më shpejt lidhur me këtë rast por edhe me qytetarët e Kosovës që më mos të kenë pengesë dhe të lëvizin të lirë në shtetet e Evropës, siç lëvizin të lirë edhe qytetarët tjerë të rajonit.

PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që pjesë të dialogut me Serbinë të diskuton edhe për urdhër-arrestet të lëshuara në kohën e Slobodan Millosheviqit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz