back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmePavarësisht huamarrjes në Qeveri, punëtorët e RTK-së ende pa rroga – Sindikata...

Pavarësisht huamarrjes në Qeveri, punëtorët e RTK-së ende pa rroga – Sindikata paralajmëron protestë e bojkot

Të ngjajshme

Para disa ditësh qeveria në detyrë e Kosovës aprovoi kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga.  Lidhur me këtë ka reaguar sot përmes një komunikate Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK). Nga kjo sindikatë thuhet se pavarësish huamarrjes, punëtorët e RTK-së janë ende pa rrogën mujore.

Sindikata ka kërkuar që të informohen se deri ku ka shkuar procesi i transferimit të pagave dhe sa kohë do të zgjasë kjo procedurë.

‘‘Ju bëjmë thirrje që ta përshpejtoni këtë proces, pasi vonesa ka dëmtuar rëndë punëtorët e RTK-së dhe vetë institucionin tonë. Punëtorët presin me të drejtë pagën për punën që e kanë kryer, dhe kjo situatë është e papranueshme’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Në komunikatën e sindikatës paralajmërohet edhe protestë dhe bojkot nëse deri të premten nuk bëhet shpërndarja e pagave.

Komunikata:

KËRKESE ZYRTARE

drejtuar:

• Menaxhmentit të RTK-së

• Qeverisë së Republikës së Kosovës

• Ministrisë së Financave

Të nderuar,

Jemi të detyruar t’ju drejtohemi me këtë kërkesë lidhur me procesin e transferimit të pagave për punëtorët e RTK-së.

Siç dihet, të premten e kaluar është marrë vendimi në parim për buxhetin e RTK-së. Megjithatë, deri më sot – dita e 19 pa paga – të gjithë punëtorët e RTK-së vazhdojnë të jenë pa pagën e tyre mujore, për të cilën kanë punuar.

Kërkojmë të informohemi qartë deri ku ka shkuar procesi i transferimit të pagave dhe sa kohë do të zgjasë kjo procedurë.

Ju bëjmë thirrje që ta përshpejtoni këtë proces, pasi vonesa ka dëmtuar rëndë punëtorët e RTK-së dhe vetë institucionin tonë. Punëtorët presin me të drejtë pagën për punën që e kanë kryer, dhe kjo situatë është e papranueshme.

Prandaj, presim përgjigje të qartë dhe shpërndarje të menjëhershme të pagave për punëtorët e RTK-së.Në të kundërt, do të jemi të detyruar t’i kthehemi formave ligjore që na i lejon ligji për organizimin sindikal.

Ju rikujtojmë se protesta e paralajmëruar u anulua në shenjë mirëbesimi dhe për të dëshmuar se nuk kemi asnjë interes tjetër përveç mbrojtjes së RTK-së dhe punëtorëve të saj.

Presim përgjigje konkrete nga të gjithë akterët institucionalë më së voni deri të premten.

Nëse deri të premten nuk bëhet shpërndarja e pagave, protesta dhe format e bojkotit të lejuara me ligj do të fillojnë të hënën në orën 09:30.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz