Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPaul Gascoigne dërgohet në spital

Paul Gascoigne dërgohet në spital

Të ngjajshme

Legjenda angleze, Paul Gascoigne është dërguar në spital.

Ai ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e tij nga një shok i tij, ku u  shtrua në kujdes intensiv, por tani është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në një njësi mjekësore akute.

Shoku i tij Steve Foster, i cili e gjeti Gascoigne, tha: “Ai do të donte t’i falënderonte të gjithë për mbështetjen që ka marrë deri më tani nga kaq shumë miq të vjetër që i urojnë gjithë të mirat dhe duan ta shohin përsëri në formën e tij më të mire”, deklaroi ai.

Gascoigne, ishte një ikonë e viteve të 90-ta, ku luajti për skuadrat e njohura si Tottenham, Newcastle, Lazio dhe Rangers.

Por ishte me Anglinë që “Gazza” fitoi zemrën e kombit. Ai debutoi në shtator të vitit 1988 nën drejtimin e Bobby Robson dhe do të vazhdonte të ishte një pjesë kyçe e asaj skuadre të Anglisë që shkoi në gjysmëfinale të Botërorit, Italia 1990./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit