BallinaTeknologjiPasqyrë inteligjente me ekran prekje (Video)

Pasqyrë inteligjente me ekran prekje (Video)

Të gjithë përdorim pasqyra çdo ditë, veçanërisht në mëngjes kur bëhemi gati. Por dikush pa një mundësi për t’i bërë pasqyrat më inteligjente. Kështu ai krijoi një për vete.

Ryan Nelwan, një inxhinier në studion e projektimit të aplikacioneve Swipe Labs në San Francisco, Kaliforni, shpiku një pasqyrë funksionale me ekran me prekje e cila punon me programin që i vet ndërtoi.

Nelwan postoi një demonstrim të aftësive të pasqyrës së tij me ekran me prekje. Është me të vërtetë e pabesueshme dhe ju duhet ta shikoni vet këtë.

Gjëja e parë që shikoni është “Home Screen” i cili paraqet disa vegla në cep të ekranit. Pasqyra është gjithmonë e ndezur, por ju mund ta mbani atë dhe në metodën ‘pushim’ ku ajo nuk shfaq asnjë informacion në ekran.

Në anën e majtë sipër pasqyra tregon informacione mbi motin dhe sa kohë ju duhet për të shkuar në punë nga vendndodhja juaj aktuale. Në anën e djathtë sipër pasqyra tregon datën dhe orën aktuale. Cepi i majtë poshtë i pasqyrës shërben si një luajtës muzike. Në të gjithëve na pëlqen të bëhemi gati në mëngjes me pak muzikë. Për të luajtur muzikë mjafton të prekësh butonin ‘luaj’.

Është gjithashtu dhe një buton qendror, të cilin po ta prekësh shfaq  aplikacionet që ju keni në pasqyrë. Nëse prekni në rreshtin e kërkimit do të shfaqet një tastierë funksionale QËERT.

Ju mund të shikoni edhe video në pasqyrë, mundeni gjithashtu të rregulloni volumin dhe pozicionin e videos në pasqyrë në mënyrë që ajo mos t’ju pengojë teksa ju bëheni gati.

Jeni me vonesë? Pasqyra do ju lajmërojë nëse ndodh kjo gjë.

Për momentin ky është vetëm një prototip por ne shpresojmë që Nelwan të gjejë një mënyrë  për ta sjellë këtë produkt për masën. Ndërkohë hidhini një sy videos së mëposhtme. /krokodili

/

- Advertisement -