back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmePasi u ftua nga Gjykata Speciale, Jakup Krasniqi reagon përmes poezisë

Pasi u ftua nga Gjykata Speciale, Jakup Krasniqi reagon përmes poezisë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është thirrur nga Gjykata Speciale për tu marrë në pyetje.

Krasniqi ka njoftuar publikisht se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019.
Pas kësaj, Krasniqi sot përmes një postimi në facebook ka reaguar duke e shprehur shqetësimin e tij permes një poezie ndaj Gjykatës Speciale:

Ja postimi i tij në Facebook:

IKNI JU, NE MOS NA FTONI!

A thua kush do të ishim ne sot
Pa ato jetë të shumta kazamatesh
S’e di as si do të flisnin sot disa
Po të vazhdohej shikimi veç në hava!

A thua do të ishim këtu ku jemi
Pa të madhërueshmen tonë Çlirimtare
Ajo që na liroi nga vargonjtë e robërisë
Pa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë…

A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpari
Mohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrë
Ata i nënshtrohen çdo soji e çdo fare
Se jetën e bëjnë besa vetëm për pare!

A thua bastardët pyesin për politikë
Tek turrin e bëjnë vetëm për pasuri
Parazitë që jetojnë nën çdo robëri
Ashtu siç jetuan sa e sa nën Serbi!

Epo, atë rrugë s’ua ndalim dot
Të ikin sa më parë,madje që sot
Shqiptarët jo kurrë mos i ftoni
Ikni, kështu ju dua, mos hezitoni!

Në rrugën e tradhtisë mos na ftoni
Rrugën e Lirisë me Çlirimtaret
Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim
Ato gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz