back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmePasi KQZ nuk ua certifikoj listën, vjen reagimi nga “Demokracia Serbe”: Duan...

Pasi KQZ nuk ua certifikoj listën, vjen reagimi nga “Demokracia Serbe”: Duan të na diskreditojnë duke u thirrur në procedura kundër Arsenijeviqit

Të ngjajshme

Përçarja politike në Kosovë me pasoja ekonomike dhe diplomatike

Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani,...

Serena Williams pozoi me bikini dhe tregoi transformimin e saj të pabesueshëm

Ylli i tenisit Serena Williams tregoi transformimin e trupit...

Vetaksident tragjik në Pejë – një person sillet pa shenja jete në Emergjencë

Një vetaksident me pasojë fatale ka ndodhur në orët...

Gjenden eshtra, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur në luftë

Njësitet policore në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore...

Përveç Listës Serbe, nuk certifikohet as Partia Demokratike Serbe. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mori një vendim të turpshëm, të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, me të cilin i ndalohet pjesëmarrja Partisë Demokratike Serbe në zgjedhjet lokale të ardhshme në Kosovë”, u deklarua mbrëmë nga kjo parti.

Ata kanë pretenduar se disa anëtarë të KQZ-së gjatë debatit “tentuan të diskreditojnë Partinë Demokratike Serbe duke u thirrur në procedura ndaj kryetarit të partisë, Aleksandar Arsenijeviq”, pavarësisht faktit se, siç pretendojnë ata, “në vetë arsyetimin e vendimit pranohet qartë se nuk ka ekzistuar asnjë pengesë juridike për verifikimin e partisë sonë, si dhe se Zyra për verifikimin e kandidaturave ka dhënë rekomandim pozitiv.”

“Duam të theksojmë se kurthi ndaj kryetarit tonë nuk është i rastësishëm. Ai është pjesë e një fushate më të gjerë politike, e cila ka për qëllim të heshtë dhe eliminojë të vetmen forcë autentike opozitare të serbëve në Kosovë – Demokracinë Serbe. Kjo fushatë e orkestruar ka për detyrë të dekurajojë popullatën serbe dhe t’ia mohojë të drejtën për zgjedhje të lira”, u deklarua nga kjo parti.

Demokracia Serbe ka paralajmëruar se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike, përfshirë ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe mekanizmat pranë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ata i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare “që të mbajë një qëndrim të qartë” ndaj këtyre “proceseve politikisht të montuara, sepse heshtja nënkupton bashkëpjesëmarrje në shuarjen e demokracisë dhe të lirisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz