back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePasi e vjedh dy herë pronarin e tij, menaxheri në Tiranë çon...

Pasi e vjedh dy herë pronarin e tij, menaxheri në Tiranë çon një sms befasuese

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Një menaxher shitjesh i një kompanie produktesh mishi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 muaj burgim, pasi është shpallur fajtor për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Bëhet fjalë për shtetasin L.K., i cili ka qenë i punësuar në një kompani që shet produkte mishi. Në rastin e parë, L.K. ka marrë xhiron ditore, rreth 90 mijë lekë të reja dhe nuk është paraqitur në punë. Pas insistimeve të familjarëve të tij, shefi i L.K. ka pranuar ta falë me kushtin që t’ia kthente sërish shumën e marrë mbrapsht.

Pasi është rikthyer në detyrë, L.K. ka nisur sërish të përsërisë veprimin e shkuar. Disa muaj më pas, ai merr sërish xhiron ditore dhe i dërgon një SMS përgjegjësit të tij, ku i thotë: “Më vjen keq që po e bëj sërish, por unë i tillë jam, legen”./Panorama

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz