back to top
Thursday, July 31, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPas vendeve arabe edhe Britania e Madhe nis dërgimin e ndihmave humanitare...

Pas vendeve arabe edhe Britania e Madhe nis dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri në Gaza

Të ngjajshme

Vdes nga kanceri vokalisti i parë i Iron Maiden

Paul Mario Day, vokalisti origjinal i grupit britanik Iron...

Dua Lipa shijon jetën e natës në Prishtinë me të fejuarin

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa po qëndron...

Britania e Madhe ka ndërmarrë sot hedhjen nga ajri të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, rajon që kërcënohet nga një uri e përhapur, sipas agjencive të OKB-së.

Në deklaratën zyrtare të Downing Street, zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer, thuhet se ndihmat e para ajrore britanike përmbanin gati gjysmë milioni paund furnizime jetike, të cilat janë hedhur mbi territorin palestinez të rrethuar.

Më herët gjatë ditës, avionë nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe hodhën 52 paleta me ushqime mbi Gazë, sipas një deklarate të ushtrisë izraelite.

Për herë të parë pas disa ditësh, edhe avionë egjiptianë morën pjesë në operacionet e shpërndarjes nga ajri. Kjo vjen pasi Izraeli filloi të lejojë hyrjen e ndihmave urgjente në enklavën palestineze të rrethuar, pas muajsh të tërë kufizimesh.

Të dielën, ushtria izraelite njoftoi se po zbaton pauza të përditshme në luftime për arsye humanitare, me qëllim lehtësimin e shpërndarjes së ndihmave në zonat e prekura të Gazës. Kjo masë erdhi pas shtimit të presionit ndërkombëtar për shkak të rrezikut të urisë në popullatën civile.

Sipas ushtrisë izraelite, Egjipti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke koordinuar hedhjet ajrore të ndihmave në bashkëpunim me Izraelin.

Megjithatë, organizata humanitare, përfshirë Mjekët pa Kufij, kanë kritikuar ashpër këtë metodë, duke e cilësuar si joefektive dhe shumë të kushtueshme në krahasim me shpërndarjen përmes rrugëve tokësore me kamionë.

Ato gjithashtu paralajmërojnë për rreziqe serioze për civilët, pasi paletat që bien me parashutë mund të shkaktojnë dëme apo viktima në terren.

- Advertisement -

Të Fundit