BallinaLajmePas vdekjes së Arianit, Daci falënderon publikisht të gjithë për ngushëllimet

Pas vdekjes së Arianit, Daci falënderon publikisht të gjithë për ngushëllimet

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Akademik Nexhat Daci, Kryetar i ASHAK-ut, përmes një letre ka falënderuar gjithë ata që kanë ngushëlluar dhe bashkë-ndarë dhimbje me familjen Daci, me rastin e vdekjes së birit të tij, Arian Dacit.

Përmes kësaj letre, Daci ka thënë se për ta ishte një dhimbje e madhe, por njëkohësisht edhe momente krenarie të pranonin ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër, shkruan Indeksonline.

Kjo është letra e tij:

Me rastin e vdekjes së djalit tonë të vetëm, Arianit, si prind i tij dhe në emër të gjithë familjes Daci dua t’i falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të gjithë shqiptarëve për ngushëllimet dhe ndarjen e dhembjes me ne në momentet e vështira që i përjetuam.

Në veçanti, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit shtetërorë nga pozita dhe opozita në Kosovë për vizitat dhe përkrahjen e tyre të gjithanshme, liderët e Shqipërisë, liderët shqiptarë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, përfaqësuesit nga mërgata që vinin nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera, duke përfshirë Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e LDK-së Mustafa, Kryetarin e Vetëvendosjes Kurti, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Akademik Tolen, Kryetarin e BDI-së Ahmeti, ministrin e Punëve të Jashtme Pacolli, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi si dhe Zëvendëskryeministrin Gashi i cili në bashkëpunim, bashkërendim dhe duke gëzuar ndihmë të pakursyer nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj u përkujdesën në të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e ceremonisë mortore sipas Protokollit të Shtetit.

Ne, gjithashtu, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit nga vendet e huaja të cilët na ngushëlluan dhe ndanë dhembjen me ne, duke përfshirë Ambasadën britanike, franceze, suedeze, hungareze si dhe përfaqësuesit e vendeve tjera.

Ishte një dhembje tejet e madhe për ne por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie kur pranonim ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momente të vështira dhe vendimtare për familjen por edhe për vendin. Me respekt, Akademik Nexhat Daci, Kryetar i ASHAK-ut./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz