Pas takimit në njërin nga restaurantet e Prishtinës, flasin Thaçi, Veseli dhe Haradinaj!
03

Lexo edheLajmi i fundit: Dyshohet se u vodh arka 300 kilogramëshe në AUV

Gjatë ditës së sotme, në njërin nga restaurantet e Prishtinës ka pasur një takim në mes të Presidentit Hashiom Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
I pari i shtetit dhe ish-kryetari i parlamentit nuk kanë dashur të prononcohen për media derisa kanë thënë se takimi ishte vetëm për kafe dhe mëngjes.
Ndërsa ish-kryeministri, Ramush Haradinaj është deklaruar për Indeksonline duke thënë se ky takim wshtw iniciuar nga ai pwr tw biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
“Kam iniciuar një takim sot në mëngjes, kemi biseduar për krejt zhvillimet në vend, edhe politike edhe institucionale, gjithë ato që e presin vendin është me rëndësi të kemi konsulta të tilla të ndërsjella mes gjithëve neve në Kosovë”, ka thënë Ramush Haradinaj pas takimit.

Lexo edheLajmi i fundit: Dyshohet se u vodh arka 300 kilogramëshe në AUV
Takimi mes liderëve politik të vendit ka zgjatur rreth një orë dhe Indeksonline ka ndjekur nga afër takimin mes tyre. /IndeksOnline/